2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Kjo është Franca: Ushtria e Kosovës nuk u bë në kohë të duhur, të hiqet taksa 100%

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Francës në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, Francois Delattre, ka thënë se votimi për Ushtrinë e Kosovës ka ardhur në një kohë jo të duhur, dhe ka kërkuar që të heq taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Delattre ka thënë e Franca përkrahë rrugën për formimin e Ushtrisë së Kosovës, por sipas tyre formimi i ushtrisë ka ardhur në një kohë të gabuar.

“Franca përkrahë rrugën e formimit të Ushtrisë së Kosovës, por ajo ka ardhur në një kohë jo të duhur”, tha Delattre.

Delattre po ashtu ka kërkuar se nga të dy shtetet të ulin tensionet dhe të ruhen nga deklaratat tendencioze që dëmtojnë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Delattre ka kërkuar nga Kosova që të heqë taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit