Një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte 8 muajshe shtatzënë, vdiq pasi fqinja i preu barkun duke vjedhur foshnjën e saj. Viktima e re ishte një infermiere, gjithmonë e gatshme për të ndihmuar të tjerët. Edhe në atë rast, vajza kishte rënë dakord të ndihmonte qiramarrësen në katin e sipërme që të qepte një fustan.
Kjo ndodhi në Dakotën e Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Siç raporton Mirror, Savannah Greywind, ky është emri i viktimës e, kishte shkuar lart për të ndihmuar Brooke Creës, 36 vjece, për të qepur një fustan. Brooke madje i kishte ofruar paratë e saj për shqetësimin që i kishte shqetësuar. Savannah nuk mundi të priste të bëhej nënë, ajo ishte vetëm një muaj larg nga dita e madhe. Edhe Brooke dëshironte të mbante në dorë një fëmijë. Madje kishte mashtruar edhe të dashurin e saj, William Hoehn, 32 vjeç, se ajo ishte shtatzënë. Por humbja e kohës dhe dështimi për të mbetur shtatzënë, fqinja përbindësh kishte hartuar planin e keq.
Ajo e kishte ftuar Savannah në shtëpi me një justifikim. Pastaj nis që të përleshet duke e hedhur në tokë nënë e re. Në këto momente Savannah kishte humbur ndjenjat dhe Brooke i hap barkun për t’i vjedhur fëmijën e saj. Sipas hetuesve, vajza 22-vjeçare ishte akoma gjallë kur fëmija ishte marrë nga barku i saj. Fqinja djallëzore nuk kishte marrë ambulancën që t’i shpëtonte jetën asaj, por e la që të vdiste.
Duke mos gjetur Savannah, burri i saj Ashton Matheny, 21 vjeç, ngriti alarmin. Dhe në një kohë të shkurtër hetuesit arritën tek Brooke që rrëfeu krimin. Babai Ashton, zemërthyer nga humbja e Savannah, e quajti foshnjën Haisley Jo, emrin që kishte zgjedhur së bashku me gruan e tij.