0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sektori i aviacionit civil në Turqi rritet gati sa trefishi i mesatares botërore

Më të lexuarat

Xhiroja e sektorit të aviacionit civilit të Turqisë ka arritur në 110 miliardë lira turke (TL), nga 3 miliardë TL që ishte në vitin 2003…

Xhiroja e sektorit të aviacionit civilit të Turqisë ka arritur në 110 miliardë lira turke (TL), nga 3 miliardë TL që ishte në vitin 2003.

Siç bën të ditur Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Turqia, vend që pozicionohet në një hapësirë gjeografike të arritshme nga 1,5 miliardë njerëz duke udhëtuar 4 me avion, ndodhet afër rajonit që ka regjistruar rritjen më të madhe në botë të kërkesave për transport ajror.

Teksa transporti ajror në Turqi po zhvillohet me shpejtësi falë gjendjes ekonomike, teknologjisë në zhvillim dhe konkurrencës në rritje, ky vend ka realizuar në sektorin e aviacionit një rritje gati sa trefishi i mesatares botërore.

Në Turqi, e cila zë vendin e dhjetë në botë dhe të katërtin në Evropë për nga numri i pasagjerëve të linjave ajrore, si rezultat i politikave të ndjekura nga viti 2003 e deri më sot, numri i avionëve të kompanive ajrore është rritur me 220 për qind, kapaciteti i ulëseve me 254 për qind, kapaciteti i ngarkesave me 449 për qind, kurse numri i pikëmbërritjeve në linjat e brendshme dhe ndërkombëtare ka arritur në 351.

Kompanitë e aviacionit civil në Turqi dispononin në total 626 mjete ajrore në vitin 2003, ndërsa në gusht 2018 ky numër është rritur në 1 mijë e 390. Asokohe, të punësuarit në këtë sektor ishin 65 mijë, kurse në fund të vitit 2017 ky numër ishte 196 mijë e 41.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit