Bashkia e Tiranës është vënë përballë akuzave për abuzime me fondet publike. Bëhet fjalë për blerjen e 10 pajisjeve dy rrotëshe me karikim ose siç njihen ndryshe hoverboard, të cilat do të përdoren nga policia për të patrulluar në qytet.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar formularin e njoftimit të tenderit, ndërsa thuhet se pajisjet janë blerë 10-fish më shtrenjtë nga çmimi real në treg.
Zhupa shkruan se vlera reale e një hoverboard-i është 360 dollarë, por kryebashkiaku Veliaj e ka blerë një të tillë me plot 3050 dollarë.
Zhupa: Abuzimi me paratë publike është faktuar here pas here për bashkinë që drejton Erioni Betoni. Tenderi i rradhës është për blerjen e 10 cope Hoverboard (dy rrotakeve) elektrik në funksion të policisë bashkiake.
Ky tender i është dhëne një operatori, të vetmit në gare, në fondin limit 33 milion lekë (30.500 $). Pra vlera e një dy rrotaku sipas bashkisë është vlersuar ne 3050 dollar copa. Ndërkohe nëse futesh online edhe me cmim pakice e gjen një te tille për 360 dollar copa. Patjeter që nëse do blesh 10 do e marresh edhe më lirë se kaq së hyn në cmim shumice. Pra një dy rrotak vlen gati sa nje makinë sipas tenderave të Veliajt.
Për këtë tender reagoi në fb edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1140484332779139
Pajisjet hoverboard do të përdoren nga policët bashkiakë për të patrulluar në rrugët e qytetit, kryesisht në zona me trafik të kufizuar, model ky i parë në disa vende të BE-së.
Ky vendim i bashkisë së Tiranës ngre pikëpyetje mbi dobinë e këtij shërbimi, duke marrë parasysh se një fond i tillë mund të ishte shpenzuar në sektorë më prioritarë.