Një grua 80-vjeçare në SHBA me shumë pak përvojë në pilotim, ka realizuar një ulje emergjente në Wisconsin, pasi burri i saj pilot pësoi atak kardiak dhe vdiq.
Helen Collins arriti të ruante qetësinë teksa arriti të ulte në tokë me sukses një avion të vogël në aeroportin e Cherryland, edhe pse ajo e dinte se burri i saj kishte vdekur.
Ajo kishte marrë disa leksione pilotimi 30 vjet të shkuara, i tha ‘Associated Press’, djali i saj, i cili është pilot profesionist dhe e ndihmoi të ëmën me anë të radios që të arrinte të bënte uljen e emergjencës. Zonja Collins dhe bashkëshorti i saj po ktheheshin nga pushimet e tyre në Florida kur ai pësoi një atak në zemër që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Ajo lajmëroi menjëherë policinë, të cilët gjithashtu u përpoqën që ta drejtonin se si të ulte avionin me të cilin po udhëtonte./gazetashqip/kohaislame