Paketa synon të zvogëlojë deficitin korrent dhe të inkurajojë prodhimin e lartë me vlerë të shtuar, tha ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë
ANKARA (AA) – Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, njoftoi një paketë të re mbështetjeje me vlerë prej 1,2 miliard lirash turke (rreth 183 milionë dollarë) për industrialistët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Paketa synon të zvogëlojë deficitin korrent dhe të inkurajojë prodhimin e lartë me vlerë të shtuar, tha Varank në një deklaratë.