5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Përgjigja e Iranit ndaj ofertës së Trumpit: Nuk pranojmë takim, ne nuk jemi Koreja e Veriut

Më të lexuarat

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral major Mohammad Ali Jafari sot e refuzoi ofertën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për negociata me Iranin, duke shtuar se Republika Islamike nuk është Koreja e Veriut.

Sipas mediave të huaja, Trump i ka bërë “një ofertë” Iranit duke thënë se është i gatshëm për të takuar liderin e Iranit për të diskutuar mbi mënyrat për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi u vendos se Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në vitin 2015 me Iranin.

“Z. Trump! Irani nuk është Koreja e Veriut që të pranojë ofertën tuaj për një takim. As edhe presidentët amerikanë që do të vijnë pas jush nuk do ta shohin këtë ditë”, citohet të ketë thënë Jafari.

Ndërsa, siç shkruajnë tutje mediat, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane Bahram Kasem ka thënë më parë se oferta e presidentit amerikan Trump për të negociuar me Teheranin është në kundërshtim me veprimet e tij pasi Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Iranit dhe të ushtrojë presion mbi vendet e tjera për të shmangur të bërit biznes me Republikën Islamike.

“Sanksionet dhe presionet janë krejtësisht të kundërta me dialogun”, citohet të ketë thënë Kasemi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit