11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Islanda nis fushatë për bojkotimin e Eurovizionit në Izrael

Më të lexuarat

STOCKHOLM (AA) – Në Islandë ka filluar një fushatë për të bojkotuar Eurovizionin i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Izrael, duke kujtuar në shkeljet e të drejtave të njeriut kundër popullit palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror suedez SVT, mësohet se janë mbledhur më shumë se 18 mijë nënshkrime në fushatën e nisur kundër Izraelit i cili vitin e ardhshëm do të jetë vendi organizator i Eurovizionit pasi është fituesi i këtij viti.

Në fushatën ku është nënshkruar edhe nga artisti i famshëm Pall Oskar i cili njihet si njeriu që “i ka bërë islandezët ta duan Eurovizionin”, thuhet se ai në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetje edhe nga llogaria e tij në rrjetin sociale.

Televizioni shtetëror islandez RUV, i cili është institucioni publikues i këngës në Eurovizion, në një deklaratë në lidhje me çështjen duke rikujtuar se 18 mijë nënshkrime përbëjnë 4.8 për qind të popullsisë së Islandës tha se këto nënshkrime të mbledhura mund të ndikojnë në vendimet që televizioni mund të marrë në të ardhmen për Eurovizionin.

Ndërkohë edhe në artikullin e gazetës suedeze Aftonbladet është theksuar se fushata e nisur për të bojkotuar edicionin e 64-të të Eurovizionit. Më tej thuhet se ka mundësi që aktiviteti mund të transferohet nga Izraeli në një vend tjetër ose mospjesëmarrja e shumë vendeve.

Në edicionin e 63-të të Eurovizionit i mbajtur të shtunën në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, fituese u shpall kënga e këngëtares Netta Barzilai e cila përfaqësoi Izraelin. Pas kësaj Barzilay tha “E dua shumë Izraelin dhe Kudsin”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit