Web site Durrësi.com,ka botuar një studim filantropik, ku grekët, kroatët, shqiptarët, malazezët, serbët, maqedonasit, turqit, bullgarët dhe rumunët renditen në fund të listës botërore për filantropi, kështu biznesmenët e Ballkanit rezultojnë më dorështrënguarët në botë.
Bëjnë përjashtim kosovarët që janë më zemërgjerët dhe më ovardarët në Ballkan.
Kosova, renditet në vendin 78 për filantropi, teksa vendet e tjera të Ballkanit futen në 30 shtetet me biznesmenët më kurnacë të botës, duke filluar me Greqinë në vendin e fundit, pastaj me Kroacinë në të parafundit, Shqipërinë në vendin 133, Turqinë 128, Malin e Zi 126, Serbinë 123, Maqedoninë 118, Bullgarinë 118, Rumaninë 105.
Është domethënës fakti që Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë anëtare të Bashkimit Europian. Përveç vendeve të Ballkanit, në fund të listës janë edhe Kina 133; Kongoja 131; Jemeni 131; Ruanda 128; Palestina 127; Rusia dhe Mali, që me Serbinë ndaj vendet 123, 124, 125; Benini, Jordania dhe Lituania, që ndajnë vendet 120, 121, 122; Gjeorgjia dhe Vietnami që ndajnë vendet 116 dhe 117. Pasanikët dhe sipërmarrësit më bujarë janë ata të SHBA-së, që kryesojnë, pastaj ata Kanadasë, Mjanmarit (ish-Birmania), Zelandës së Re, Irlandës, Britanisë së Madhe, Australisë, Holandës, Katarit, Sri Lankës, Norvegjisë, Maltës, Zvicrës, Libisë, Austrisë, Filipineve, Hong-Kongut, Islandës, Indonezisë, Nigerisë etj.