-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dima: Prapaskenat e mbështetjës së Francës ndaj Milosheviqit kundër Kosovës

Më të lexuarat

Kam ndjenja të fuqishme ndaj serbëve, madje edhe atëherë kur thonë se kanë karakter të rëndë. Miterani derisa ishte gjallë ka thënë se nuk do të lejojë bombardimin e serbëve. Në mënyrë të guximshme ka qëndruar pranë atij pozicioni.

Gjatë marrjes së vendimeve të rënda gjatë krijimit të shteteve të reja në ish Jugosllavinë, shpesh kam qenë në situatë jo të mirë që zgjidhjet e përbashkëta politike janë ndikuar nga ndjenjat personale, thekson Rolan Dima (91), ministër I Punëve të Jashtme të Francës gjatë kohës së Miteranit, nga 1988 e deri 1993.

Dima I cili tregon mbështetjen e madhe ndaj serbëve, zbulon disa detaje lidhur me zhvillimin e bisedave, dhe mënyrën me të cilën Berlini e sfidoi Parisin në realizimin e qëllimeve gjeopolitike.

“Gjatë bisedave në të cilat kam marrë pjesë, në kohë të vështira, kur keni vuajtur shumë, shpesh kam qenë i ballafaquar me vendime të rënda. Situata nuk ishte e lehtë. Kontesti evropian nuk shkoi për dore të serbëve, ndërsa duhet pranuar se edhe serbët nuk janë të lehtë kur bisedohet. Me presidentin Miteran kemi bërë përpjekje të mëdha që të mund të mbrojmë pozicionin serb”, thotë Dima.

I pyetur nëse MIterani I ka dashur serbët ai thotë: ‘Asokohe madje në mediet franceze është kritikuar për këtë. Si njeri që e kam njohur shumë mirë mund të dëshmojë për lëvizjet dhe pozicionet me të cilat jemi pajtuar dhe që flasin për ndjenjat proserbe”, thotë Dima duke shtuar se është e saktë që Miterani ka thënë se derisa është gjallë nuk do të lejojë që Franca të sulmojë Serbinë?

“Është e vërtet. Dhe asnjëherë nuk do të pranonte këtë. Guximshëm ka qëndruar pas vendimit. E dimë pastaj kush e bëri këtë”, tha ai.

Mbështetja ndaj serbëve daton nga koha kur ishte fëmijë.

“Babai më ka treguar për ngjarjet nga lufta e parë botërore. Atëherë kam mbledhur fotografi me luftëtarë. Kam pasur një koleksion të ushtarëve serbë. Kam adhuruar uniformën e tyre. Në rini jam interesuar për historinë serbe…”, thotë ai.

Shtypi francez në një rast ka transmetuar në vitet e ’90 ngritjen e përmendores së falënderimit të Francës në Beograd, por edhe përmendoreve tjera që dëshmojnë për miqësinë francezo-serbe. Ai kujton një moment kur serbët kanë protestuar dhe kanë thënë se Franca ka harruar serbët. “MIterani ka qenë I tmerruar. Nuk është hidhëruar në serbët, porn ë ata që kanë krijuar situatë të tillë që serbët të protestojnë. “Më tha ndërmerrni çfarë është e nevojshme, kjo duhet të ndërpritet. Që nga atëherë kemi filluar të mendojmë ndryshe për pozicionet tona në bisedimet për të ardhmen e ish Jugosllavisë. Atëherë kam shkuar në Serbi dhe jam takuar me Milosheviqin. Ka pasur karakter të fortë. Duket impresionuar. Kam mbetur me të në marrëdhënie të mira.

Ai ka folur edhe për Kosovë:

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. I kuptoj ndjenjat e serbëve. Duket se gjërat tani zgjidhen. Në një kohë në senatin francez erdhën përfaqësuesit e Kosovës. Kërkuan armë. Që atëherë u kemi thënë se problemin duhet zgjidhur rrugës paqësore. Kur kanë filluar konflikti I parë kam propozuar që të dërgohen forcat paqeruajtëse evropiane që do të ndalin palët. Kam biseduar për këtë me Milosheviqin. Gjatë ka menduar dhe në fund është pajtuar. Por ka dhënë edhe kushtin e tij:që në ato njësi të mos ketë gjerman. Nuk ka dashur që sërish të kthehen në tokën e Serbisë. I kam thënë këtë Miteranit. Ia kemi transmetuar këtë qëndrim Gjermanisë. Kam mbrojtur këtë projekt, kam këshilluar se duhet kuptuar atë mentalitet por nuk vlejti. Gjermanët nuk u pajtuan.

“E kemi ftuar Milosheviqin të vijë në Paris. Ka qenë 11 marsi 1993. E ka ditur qëndrimin tonë, por kishte vështirësi për shkak të pozicionit të amerikanëve dhe gjermanëve. Ka qenë dialog I vështirë, sepse ishim të lidhur me gjermanët në kuadrin evropian. Nuk kemi mundur të ndahemi. Kemi bërë që të duket se ekziston pikëpamja unike. Këtë unitet ndoshta, kam arritur të realizojë me Gensherin, por kjo nuk ishte në raportet e Miteranit me Kholin kur është fjala për Serbin. Pas takimeve zyrtare me Milosheviqin në Pallatin e Jelisesë te Miterani, në mbrëmje në Ke d’Orseju kam organizuar darkë për nder të Milosheviqit. Duke qenë që nuk është traditë që ministri të ftojë presidentin, I kam dërguar ftesë Miteranit të na vizitojë në fund të darkës. Protokolli nuk është pajtuar, por Miterani pas mesnatës ka ardhur vetëm me vozitësin. Ka qëndruar me Milosheviqin në biseda deri në ora 2 të mëngjesit. Janë pajtuar dhe kemi vendosur që një delegacion I lartë I Serbisë të shkojë në Nju Jork. Dukej se zgjidhja ishte afër. Kemi menduar se ia kemi arritur. Por amerikanët përsëri kanë qëndruar me pozicion të fortë./express

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit