Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, thotë se bisedimet me kryengritësit talibanë në këtë vend, tashmë kanë filluar.
Në një deklaratë të Komisionit të Lartë të Pakistanit, thuhet se në takimin e sotëm, Sharif i tha zëvendëskryeministrit britanik, Nick Clegg, se “shpreson dhe lutet që dialogu të funksionoj brenda kornizës kushtetuese të Pakistanit”.
Mëtutje, Sharif ka theksuar se qeveria e tij “nuk mund të pres dhe shikoj se si po vriten njerëzit e pafajshëm në rrugët e Pakistanit”.
Pasi i fitoi zgjedhjet në muajin maj, Nawaz Sharif dhe partia e tij Liga Myslimane, kanë treguar interesim për negociata me talibanët, me synimin që të përfundoj kryengritja dhjetëvjeçare.
Gjatë kësaj kryengritjeje janë vrarë më se 50 mijë ushtarë pakistanezë, civilë dhe luftetare taliban.