4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Statistika, analizë dhe parashikim: Real Madrid – Barcelona

Më të lexuarat

Sot, të gjithë sytë e botës do të përqendrohen në ‘Santiago Bernabeo’. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e kësaj ndeshje të madhe. Kampionët në fuqi, Real Madridi do të mirëpres Barcelonën në klasiken e futbollit spanjoll. Kjo është përballja e 175 mes tyre dhe cilësohet si sinonim i emocionit, spektaklit dhe golave.

Vendi: Madrid, Santiago Bernabeu

Koha: 23 Dhjetor (e shtune), 13:00

Stadiumi madrilen ka kapacitet prej 81,044 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Real Madrid

Zinedine Zidane nuk ka ndonjë shqetësim të ri rreth lëndimeve të futbollistëve, ku Raphael Varane sërish do të rikthehet në fushën e blertë.

Casemiro dhe Sergio Ramos kthehen pas pezullimit, me Iscon dhe Gareth Balen që nuk dihet se kush do të startojë që nga minuta e parë e ndeshjes.

Cristiano Ronaldo do të jetë i aftë për të luajtur pasi u stërvit për disa kohë i ndarë nga bashkëlojtarët, me Los Blancos që nuk do e ndryshojnë formulën e suksesit.

Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Barcelona

Thomas Vermaelen do të vazhdojë të qëndrojë në qendër të vëmendjes për vizitorët dhe belgu nuk dihet nëse do të startojë.

Andres Iniesta ishte i shkëlqyeshëm kundër Deportivio la Corunas për herë të fundit dhe do të fillojë edhe një herë në mesfushë.

Sergi Roberto pritej të luajë para Nelson Semedos në të djathtë, me Paulinho që do të luajë para Andres Iniestas dhe Sergio Busquets.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Barcelona ka fituar 20 nga 23 ndeshjet e fundit (La Liga).

Barcelona ka shënuar të paktën dy gola në 21 nga 23 ndeshjet e fundit (La Liga).

Real Madrid ka shënuar si vendas të paktën dy gola në 20 nga 23 ndeshjet e fundit të tyre (La Liga).

Real Madridi si vendas është i pamposhtur në 30 nga 32 ndeshjet e fundit të tyre (La Liga).

Real Madridi nuk ka pësuar gol në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit (La Liga).

Janë shënuar mbi dy gola në katër ndeshjet e fundit të Real Madridit (La Liga).

Real Madridi ka shënuar të paktën dy gola në katër ndeshjet e fundit kundër Barcelonës në të gjitha garat.

Reali ka 95 fitore kundrejt 92 sa ka Barcelona ndërsa në 49 raste janë ndarë të barabartë.

Madrilenët kanë shënuar 399 gola ndërsa katalunasit 384 sosh

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 17 të La Ligës dhe formacionet e mundshme

Formacionet e mundshme

Përparësitë e Realit

Kundërsulmet

Krijimi i rasteve pas një aksioni të stërgjatur

Krijimi lehtësisht i rasteve për shënim

Mbulimi i ekipit kundërshtar në çdo pjesë të fushës

Krijimi i rasteve përmes sulmeve direkte

Realizimi i golave përmes gjuajtjeve të lira

Dobësitë

Dështimi në kurthin e pozitës jashtë loje

Duelet ajrore

Shmangia e gabimeve individuale

Ndalja e sulmeve në krah

Ndalimi i kundërshtarëve në mesfushë nga krijimi i rasteve

Top lojtarët

Përparësitë e Barcelonës

Realizimi i golave nga gjuajtjet e lira

Krijimi lehtësisht i rasteve për shënim

Realizimi i golave edhe nga jashtë 16 metërisht

Krijimi i rasteve duke sulmuar qendrën e mbrojtjes së kundërshtarit

Krijimi i rasteve përmes aftësive individuale

Dobësitë 

Duelet ajrore

Ndalimi i kundërsulmeve

Dështimi në kurthin e pozitës jashtë loje

Ndalimi i kundërshtarit në krijimin e aksioneve të gjata

Analizë

Real Madridi e kaloi javën e kaluar në Kupën e Botës për Klubet, ku me fitoret kundër Al Jaziras dhe Gremios kanë rritur nivelin e besimit të tyre.

Los Blancos kanë fituar pesë ndeshjet e fundit në La Liga, duke mos pranuar gol në katër prej tyre. Sevilla e shkatërruan me rezultat të thellë prej 5-0 në Santiago Bernabeu.

Barcelona është ende duke mbrojtur rekordin e të pamposhturit në La Liga dhe nuk kanë humbur ndeshje në ligën elitare spanjolle që nga muaji prilli i këtij viti kur u mposhtën nga Malaga me rezultat 2-0.

Parashikimi i rezultateve sipas ekspertëve

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit