14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ekipi i çarmatimit fillon sot punën në Siri

Më të lexuarat

Një ekip i ekspertëve nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike pritet të arrijë sot në Damask, për të nisur procesin e verifikimit dhe të eliminimit të armëve kimike të Sirisë.

Regjimi sirian është pajtuar për shkatërrimin e arsenalit kimik pas një sulmi të dyshuar kimik, i cili ka ndodhur më 21 gusht dhe ka vrarë qindra persona.

Çarmatimi parashihet me një marrëveshje të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e cila javën e kaluar është shndërruar në rezolutë të Kombeve të Bashkuara.

Të hënën, nga Siria janë larguar inspektorët e OKB-së, të cilët kanë hetuar akuzat për përdorimin e armëve kimike në Siri. Ata kanë përfunduar misionin dhe raportin do ta lëshojnë muajin e ardhshëm, raporton Rel. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit