3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Daçiq: Të respektohen marrëveshjet

Më të lexuarat

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se duhet respektuar procedurat për pjesëmarrjen e Kosovës në tubimet rajonale.

“Kemi rënë dakord për mënyrën e pjesëmarrjes së Kosovës në tubimet rajonale. Nëse respektohen ato procedura, nuk do të ketë probleme”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd.

Serbia kërkon që përkrah emrit të Kosovës në takimet e tilla, të qëndrojë edhe fusnota e cila thirret në Rezolutën 1244.

Në këtë mënyrë, sipas Daçiqit, nuk do të ketë problem që përfaqësuesit kosovarë të marrin pjesë në samitin e Evropës Qendrore dhe Lindore, në Sllovaki, më 12 dhe 13 qershor.

Është thënë se Serbia, me kundërshtimin e saj, ka ndikuar tek autoritetet e Maqedonisë që të mos ftojnë presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një samit rajonal që do të mbahej këtë fundjavë në Ohër.
Samiti është anuluar, pasi Shqipëria dhe Kroacia kanë njoftuar se do ta bojkotojnë atë.

Me këtë hap, po ashtu është thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën.

Nga presidenca e Kosovës është bërë me dije se presidenja Jahjaga ka marrë ftesën nga presidenti Ivan Gashparoviq për të marrë pjesë në Samitin e Sllovakisë.

Kjo e fundit është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit