Qyteti i Dearborn e ka caktuar Amal Chammout si oficeren e parë në vend që e vesh uniformen e policisë dhe e vë shaminë (hixhabin) në të njëjtën kohë.
Në një intervistë më AJ+, 23-vjeçarja thotë se është si çdo oficerë tjetër.
“Nuk ka kurrfarë dallimi mes meje dhe secilin person tjetër që punon,” ka thënë ajo.
Në një intervistë, shefi i Departamentit të Policisë së Dearborn, Ronald Haddad, ka thënë: “Amal është një grua shumë e arsimuar. Ajo ka vetëbesim. Po ashtu, ajo ka dhembshuri për njerëzit që iu shërben. Dhe ky është mësimi që disa nga oficerët tjerë lokalë duhet ta mësojnë.”
Chammout punon kryesisht si oficere për shqiptimin e tiketave të parkingut dhe është në përfundim të Masterit në drejtësi penale
https://www.facebook.com/ajplusenglish/videos/790844141057095/