Si pasojë e dy sulmeve me bombë, në lindje të Turqisë, ditë më parë gjashtë persona mbetën të vrarë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën.
Atentatet e ndara nga njëri-tjetri, ndodhën në qytetet Elazig dhe Van. Shpërthimi në qytetin Elzaig ndodhi pranë një komisariati, ku u vranë 3 oficerë policie dhe janë plagosur qindra të tjerë.
Shpërthimi në Van është kapur në video nga të ftuarit në një ceremoni dasme, pranë stacionit të policisë. Ky sulm me bombë la tre të vdekur dhe mbi 70 të plagosur, në qytetin Van, pranë kufirit me Iranin.
https://www.youtube.com/watch?v=mPeYKpd0PRY