14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ç’është DROGA?!

Më të lexuarat

Një hap afër drogës, një hap drejt vdekjes!
Një hap larg drogës, një hap drejt jetës!

ELIMINIMI I DROGËS, SHPËTIMI I RINISË!

– Droga është një nga sëmundjet më negative në shoqërinë tonë. Droga është një nga sëmundjet shekullore shkatërruese. Tregtia me drogë nuk është emancipim por copëtim. Droga është helm dhe plumb në gjoksin e një populli.
– Tregtarët e drogës janë afaristët më të fëlliqtë. Shitësi dhe blerësi i drogës dëshirojnë të vrasin popullin e tyre, bijtë dhe bijat e popullit të tyre. Ata janë të ngriturit në këmbë për ta eliminuar popullin e tyre, çrregulluar dhe shkatërruar rininë e popullit të tyre të shëndoshë.

– Konsumimi i drogës është një nga veprat e ndyta dhe të liga. Ai që gëzon intelekt dhe arsye të shëndoshë gjithmonë jeton larg nga bërlloku i papastër i drogës. Ai ushqehet me të mirat e lejuara të Zotit, lumturinë dhe qetësinë e gjen aty ku Zoti është i kënaqur me të, e jo në drogën e të ndoturve, sepse me të vërtetë droga është e ndaluar rreptësisht nga Allahu, Krijuesi jonë.

– Droga gjithmonë ka qenë e urrejtur tek mendjet e shëndosha. Ajo duhet të luftohet me fjalë, me shkrim, me pasuri, me pushtet dhe me çdo mjet të mundshëm. Eliminimi total i drogës është shpëtimi i rinisë sonë.

– Rinia është si boshti kurrizor i popullit, nëse ajo rini ndytet me veprimtari të drogës, mbarë populli do të jetë i shtrembër dhe i ndytë dhe të gjitha të mirat e atij populli do të fluturojnë. Droga pengon ecjen përpara të shoqërisë, sjell pasoja shëndetësore, psikike dhe shpirtërore; dëmton jetën sociale dhe ndalon zhvillimet ekonomike.

– T’i themi të gjithë stop drogës, ta ngremë të gjithë zërin lart për eliminimin e çdo veprimtarie të drogës, që ta shërojmë, ta këndellim dhe ta ruajmë rininë tonë.

Një hap afër drogës, një hap drejt vdekjes!
Një hap larg drogës, një hap drejt jetës!

ELIMINIMI I DROGËS, SHPËTIMI I RINISË!/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit