Shkëndija ka bërë një paraqitje fantastike në ndeshjen e kthimit në shtëpi ndaj Trakait.
Klubi tetovar fitoi ndeshjen e dytë me rezultat të thellë 3 me 0, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e katër të Ligës së Evropës, raporton Koha.net.
Në këtë ndeshje shkëlqyen Besart Ibraimi e Ferhat Hasani, të cilët shënuan golat e fitores.
Ibraimi shënoi golin e parë në minutën e 29 me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë.
Dy golat e tjerë i shënoi Hasani. Ai dyfishoi epërsinë në minutën e 42, duke dërguar topin në rrjetë nga gjuajtja e lirë në minutën e 42. Kurse golin e dytë e shënoi dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Klubi tetovar e eliminoi skuadrën lituaneze me rezultat të përgjithshëm 4-2.