Përleshjet në Siri nuk kanë të ndalur.
Në sulmet e forcave të Esadit janë vrarë 93 persona.
Ndërkaq në sulmin me autobomba të organizuar në qendër të kryeqytetit Damask janë vrarë 15 dhe u plagosën 47 persona.
Bëhet e ditur se pas sulmit që shkaktoi dëme të mëdha janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
Ndërsa forcat e Esadit organizuan një sulm ndaj lagjes El Ensari të qytetit Halep me çrast janë vrarë një numër i madh i personave.
Zonat e kontrolluara nga ana e Ushtrisë për Sirinë e Lirë u bombarduan nga forcat e regjimit.
Ndërkohë qielli u kaplua nga retë e tymit të shtëpive të rrënuara në këto zona. Mësohet se në qytet jetohen përleshje rrugore mes forcave të Ushtrisë së Sirisë së Lirë dhe atyre të Esadit.
Në anën tjetër kryeministri i qeverisë së përkohshme të Sirisë, Gassan Hito, i bëri një vizitë qytetit Idlib.
Bëhet e ditur se vizita e Hitos është bërë në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë së përkohshme. Muajin e kaluar Hito kishte vizituar edhe qytetin e Halepit./trt/kohaislame