Eshtë mësuar më shumë rreth përplasjes që ka pasur pala kosovare dhe ajo serbe gjatë ditës, në raundin e tetë të bisedimeve.
Mësohet se fjalosja ka ndodhur ndërmjet Kryeministri Thaçi dhe Zëvendëskryeministrit të parë serb Aleksandar Vuciq. “Takimi është ndërprerë kur ka filluar përplasja e Kryeministrit Thaçi me radikalin Vuciq.
Vucic i ka thënë Thaçit se Serbia ka Kushtetutën e saj dhe Kosova është në Kushtetutën e saj. Kryeministri Thaçi ka reaguar duke thënë se ‘mua nuk më intereson se çka shkruan në Kushtetutën tuaj . Ne e kemi Kushtetutën tonë dhe shtetin tonë. Nëse ju rrihet në takim mund të rrini, nëse je mund të dilni”, ka transmetuar një burim i gazetës fjalët e Kryeministrit.
titulli/kohaislame