Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit autorizoi arrestimin e 5 aktivistëve të opozitës. Ata janë akuzuar për nxitje të dhunës nëpërmjet rrjeteve sociale kundër Partisë “Vëllazëria Myslimane”, dhe kundër qeverisë dhe Presidentit të vendit Mohammed Mursi.
Shkas për akuzat u bënë ngjarjet e 22 marsit pranë selisë qendrore të Partisë “Vëllazëria Myslimane”, ku në përleshjet e mes mbështetësve të qeverisë dhe aktivistëve huliganë u përfshinë rreth 2.000 persona.