6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

FEMRAT DHE DEPRESIONI

Më të lexuarat

Depresioni është më i shprehur te femrat se sa te meshkujt.

Pse? Allahu i Gjithëfuqishëm në një Hadith Kudsij thotë: “…Ki

ndërmend Allahun dhe do ta gjesh para vetes. Njihe Allahun kur

je në bollëk, Allahu do të njohë ty në vështirësi. Dhe dije,

ajo që nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse

ajo që të ka goditur, nuk ka mundur të mos të godasë. Dije se

vërtet ndihma është me durim, gëzim, me dëshpërim, kurse në

çdo vështirësi ka lehtësi.” (Tirmidhiu).

Çdo burrë, çdo grua dhe fëmijë mund të vuajë nga depresioni në

ndonjë pikë të jetës së tyre, por femrat në veçanti vuajnë më

shumë dhe kanë gjasa më të mëdha të përjetojnë një depresion

më të shprehur sesa meshkujt; dhe ka disa arsye që ndikojnë në

këtë gjë. Gjatë gjithë historisë e deri më sot femrat janë

përgjegjëse për mirëqenien e tërë familjes dhe në shoqërinë e

sotme, shpesh edhe përgjegjëse (të paktën pjesërisht) edhe për

mbështetjen financiare të familjes e shoqëruar me gjithçka

tjetër. Depresioni nuk është vetëm në kokën tonë, nëse është

edhe në hormonet tona.

Feminizmi ka pasur jehonë të madhe në Perëndim për dekada të

tëra dhe tani është përhapur në të gjithë botën – duke

propaganduar më ngulm mendimin, se gratë dhe burrat janë të

barabartë në të gjitha aspektet, dhe se gratë janë në gjendje

të bëjnë çdo gjë që mund të bëjnë edhe burrat. Përderisa

feminizmi në Perëndim ka bërë disa hapa të mëdha në realizimin

e barazisë për femrat, të tilla si e drejta e votës dhe

mundësi të barabarta në punësim (të paktën nga pikëpamja e

jashtme), lëvizja feministe gjithashtu ua ka shpëlarë trurin

të dy palëve burrave e grave, duke i bërë të besojnë se gratë

janë tamam si burrat pa pasur asnjë dallim.

Fatkeqësisht ne kemi lejuar që disa nga besimet feministe të

ndikojnë tek ne. Ata u tregojnë femrave se çfarë të ndjejnë

dhe si duhet të veprojnë, deri në atë masë sa të injorojmë atë

çka ndodh brenda trupit tonë, ajo që nuk luaka asnjë rol në

vendimet ose në ndjenjat tona. Por në fakt kjo e bën gjithë

dallimin. Femrat nuk mund të bëjnë çdo gjë që mund të bëjnë

burrat dhe anasjelltas. Shembuj të kësaj gjenden në atë që

gjinitë e kundërta natyrisht mbajnë në trup – asnjëra gjini

nuk mund të prodhojë atë që është e natyrshme për gjininë

tjetër. Është e pamundur për një qenie njerëzore. Me të

vërtetë burrat dhe gratë janë bërë të ndryshëm. Burrat nuk i

durojnë ndryshimet mujore hormonale, ashtu si bëjnë femrat. Ky

fakt, megjithatë nuk na jep të kuptojmë se femrat janë disi si

të paafta, apo jointelegjente, por na nxjerr në pah se këto

ndryshime ndikojnë në vendimet dhe emocionet tona. Çdo muaj

gratë i nënshtrohen një serie luhatjesh hormonale, të cilat

ndikojnë në disponimin e tyre, në gjendjen emocionale dhe në

qëndrim, në një mënyrë të atillë që mjekët tani kanë filluar

ta kuptojnë këtë.
Menstruacionet dhe SPM

Faza e parë në çrregullimin hormonal është ardhja e

adoleshencës dhe së bashku me të periudhat menstruale. Pastaj

vjen sulmi tjetër i rregullt i SPM-së, i cila është partner i

ciklit menstrual – shumica e femrave vuajnë nga SPM-ja, pa

asnjë faj ose kontroll nga vetja jonë na bën që të bëhemi

nervoze, me jodisponim, të lodhura dhe në përgjithësi të

bëhemi të ashpra. Kjo nuk dihej deri në vitet 1939, kur Dr. T.

Frak, një gjinekolog amerikan e përdori i pari si term S.P.M.

(më mirë i njohur si sindromi paramenstrual), në vetëdijen e

shoqërisë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë e dimë se Allahu,

i Gjithëfuqishëm, na ka mësuar për simptomat e ciklit

menstrual të grave mijëra vite më parë në ajetin vijues, i

cili thotë: “Të pyesin ty për menstruacionet (hajzin). Thuaj:

”Ajo është gjendje e neveritur…” (Kuran, 2: 222).

Dhe kjo është më se e sigurt, por përveç ciklit të saj

menstrual dhe SPM, ekzistojnë edhe më shumë grumbuj të tjerë

të hormoneve femërore. Ne mbetemi shtatzëna, disa nga ne

vuajnë nga steriliteti dhe ne gjithashtu më vonë në jetën tonë

duhet të merremi edhe me menopauzën – një cikël i plotë i

hoveve hormonale.

Shtatzënia

Trupi i femrës gjatë shtatzënisë kalon nëpër ndryshime

fenomenale, në mënyrë që të përshtatin qenien e gjallë brenda

mitrës së tyre. E dimë se ekzistojnë disa faza nëpër të cilat

kalon bebja gjatë ciklit të tij të rritjes në mitër dhe kjo

është e përshkruar hollësisht në Kuran. Gjendja e të qenit së

shpejti nënë, gjithashtu përjeton disa ndryshime fizike në

trupin e saj, të përmendim vetëm disa: rritet ritmi i zemrës,

nevoja e marrjes e oksigjenit, volumi i gjakut dhe shtypja

hedhëse e zemrës, rritet edhe një hormon i quajtur relaksin,

që është i shpërndarë në të tërë trupin e femrës, duke

shkaktuar që ligamentet e saj të zgjaten më me lehtësi. Kjo

është e tëra, sigurisht duke mos përmendur faktin, se mitra

dhe gjinjtë e femrës zmadhohen si dhe pesha e përgjithshme

trupore. Gjithçka brenda trupit të femrës është e shtyrë anash

për të bërë vend për rritjen e bebes. Kjo është veçse një

ndërhyrje masive mbi trupin e femrës dhe të hormoneve të saj.

Steriliteti

Allahu i Gjithëfuqishëm në Kuran thotë: “Ju patjetër do të

sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në veten tuaj, madje do të

dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri

para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe

ruheni, ajo është gjëja më vendimtare”. (Kuran, 3: 186) Kjo

është një provë dhe vështirësi për shumë njerëz, në fakt rreth

10-15% e çifteve në Shtetet e Bashkuara përballen me

sterilitetin. Femrat shpesh janë emocionalisht më të prekura

nga kjo gjendje, se sa burrat. Megjithatë me daljen e shumë

barnave dhe procedurave të reja, që tani janë në dispozicion

shumë femra janë duke e realizuar ëndrrën e tyre të amësisë.

Mirëpo qëndrueshmëria në pritje dhe prova e këtyre

teknologjive të reja mjekësore, gjithashtu mund të shkaktojë

një valë të madhe emocionesh për gjithë të përfshirët – si dhe

barnat dhe procedurat e ndryshme jo gjithmonë janë të

suksesshme.
Menopauza

Pastaj sigurisht pason menopauza. Akoma më tutje është një

periudhë tjetër në jetën e femrës, kur hormonet estrogene dhe

progesterone bëhen si të çmendura. Metabolizmi i trupit të

femrës ngadalësohet dhe shumë femra fillojnë të harrojnë gjëra

për shkak të nivelit të ulët të estrogjenit. Po ashtu trupi i

femrës gjatë kësaj periudhe të jetës së saj i nënshtrohet

shumë ndryshimeve të tjera fizike.

Feminizmi vs. fakt

Pra, me të gjitha këto procese që ndodhin pa ndërprerë gjatë

ciklit jetësor të femrës – si mundet dikush që të konkludojë,

se ne jemi të gjithë njësoj? Si femra myslimane, ne duhet të

fillojmë t’i pranojmë dallimet tona me burrat dhe t’i

vlerësojmë ato. Ne duhet të kuptojmë dhe pranojmë si punon

trupi ynë dhe si ndikojnë këto ndryshime në mendjen dhe

emocionet tona; dhe jo vetëm në ç’mënyrë – por edhe sa shpesh.

Pasi ne ta bëjmë këtë, atëherë do të fillojmë të kuptojmë kur

ndjehemi nervoze dhe pse disponimi ynë luhatet. Duke i njohur

këto ndryshime mund të na ndihmojnë të kuptojmë se si

funksionon trupi ynë.

Faktorët e jashtëm

Nuk është për t’u habitur, që shumë gra muslimane vuajnë nga

depresioni, sidomos në Perëndim. Pamëshirshëm jemi të

bombarduara me talljet se jemi si çantë femrash që mbahen për

t’iu nënshtruar burrave tanë. Të gjithë e dimë mirë, se si

mediet e përshkruajnë femrën muslimane, edhe pse themi se nuk

ka rëndësi për ne – ndonjëherë në realitet na pengon kjo dhe

mund të luajë një rol kontribuues në depresionin tonë. Shtoji

kësaj periudhën gjatë ciklit menstrual, kur ne nuk jemi në

gjendje të falemi, atëherë me të vërtetë mund të ndihemi të

pushtuara.

Përfundimi i gjithë kësaj është se askush nuk mund t’ju

tregojë juve se si duhet të ndiheni, por reklamat dhe revistat

qëndrojnë në mediet e tyre që drejtojnë tribuna të sajuara

duke përsëritur po ato parulla feministe – se ti mund t’i bësh

të gjitha. Por në jetën reale askush nuk mund t’i bëjë të

gjitha. Të gjithë ne kemi kufijtë tanë, dhe të gjithë i biem

shkurt. Kjo është arsyeja pse aq shumë femra sot marrin barna

si Prozak-u, vetëm e vetëm që të përpiqen për t’u mbajtur në

formë – duke u munduar t’i injorojnë këto ndryshime në trupin

e tyre dhe të injorojnë presionet e tensionuara, të cilat u

thonë atyre se nuk mund t’i bëjnë të gjitha. Femrat muslimane

duhet t’u kushtojnë kujdes mesazheve të fshehta që iu ofrohen

dhe të përqendrohen në atë që është më e rëndësishme për to –

feja dhe familja e saj. Gjithçka tjetër përveç kësaj është

afatshkurtër. Përmbushi detyrat e tua më së miri që të mundesh

dhe për gjithçka tjetër – merr vetëm atë që mundesh dhe leri

të tjerat, duke mos harruar se pa marrë parasysh se në çfarë

gjendje je, gjithmonë mund të bësh dua. Allahu i

Gjithëfuqishëm në Kuranin e Tij thotë:

“…Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë,

mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para

nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi

fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro.

Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit jobesimtar!”

(Kuran, 2:286)

Përktheu: Drita MALIQI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit