4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Flamuri i Maqedonisë hiqet nga ‘NEWBORN’

Më të lexuarat

Zhvillimet e fundit në Maqedoni, përkatësisht dhuna ndaj të rinjve shqiptarë nga ekstremistë maqedonas, ka shtyrë disa qytetarë ta fshijnë flamurin e Maqedonisë nga obelisku i pavarësisë “NEWBORN”.

Në disa video qe kanë qarkulluar në internet, janë parë një grup tifozësh që fshijnë flamurin e Maqedonisë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Kjo është konfirmuar edhe nga ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili i cili përmes Facebook-ut ka konfirmuar se flamuri i Maqedonisë është hequr nga NEWBORN. Ky i fundit i ka sugjeruar Hajredin Kuçit të punojë më shumë për bashkëkombësit në Luginë e në Maqedoni.

“I nderuemi Zavendës-Kryeministër, sa lodhesh tuj u brengosë se a po i shlyen dikush flamujt, apo jo, nisja lodhu për bashkëkombasit e tu në Shkup edhe Luginë (se për këta në Mitrovicë për çdo ditë po ta përkujtojmë). Nuk mjafton veç nji deklaratë e lodhët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila, si zakonisht, e “dënon” dhunën me dy paragrafa tekst, pa ndërmarrë asgjë konkrete”, ka thënë Ismajli.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit