Nëse ju ndodh të zgjoheni natën dhe të ndjeni nevojën për të kontrolluar E-mailin tuaj ose të shihni patjetër profilin tuaj në Facebook, diçka nuk shkon siç duhet.
Sikundër, edhe nëse ju e fikni kompjuterin, dhe menjëherë provoni një zbrazëti të tmerrshme, duke menduar se bota virtuale është më e mirë se realiteti.
E pra, në qoftë se ju i keni përjetuar të tilla efekte, ta dini se jeni i prekur nga një sëmundje e veçantë, e cila quhet “Çrregullim i varësisë nga interneti” (me simbolin DAB në anglisht). Simptomat e saj? Të njëjta si varësia që krijohet nga duhani, alkooli apo edhe seksi. Dhe për të gjetur nëse ju vuani vërtet nga kjo sëmundje, duhet të njihni praninë e këtyre simptomave:
1) Nevoja për të shpenzuar më shumë kohë dhe për të qenë më shumë të lidhur në internet, në mënyrë që të ndiheni të kënaqur dhe të përmbushur.
2) Një ulje e dukshme e interesit për aktivitetet të cilat mund të jenë të ndryshme nga interneti.
3) Kur pas pezullimit apo zvogëlimit të përdorimit të internetit, pësoni efekte të tilla si ankth, depresion, apo mendime obsesive në lidhje me atë që ndodh në internet.
4) Nevoja për të hyrë në internet më shpesh, ose për periudha më të gjata se sa e mendonit në fillim.
5) Paaftësia për të ndaluar ose për të pakësuar përdorimin e internetit.
6) Shpenzimet e shumave të mëdha të kohës në aktivitete të lidhura me rrjetin, si kërkimi i vendeve të punës, chat etj.
7) Vazhdimi i përdorimit të internetit, edhe pse ju keni një vetëdije se ai mund t’ju shkaktojë dëme fizike, sociale, profesionale, psikologjike./Indeksonline/