2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Pentagon: ShBA mbështet luftën e Turqisë kundër PKK-së

Më të lexuarat

Përmes një komunikate me shkrim Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) njoftoi se Ëshëk dhe Metis në takimin që patën të martën në Shtëpinë e Bardhë kishin rënë dakord mbi shqetësimet rreth organizatës separatiste terroriste PKK…

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık), i cili shoqëroi Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjatë takimit që pati në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij amerikan Xhejms Metis (James Mattis) bisedoi për luftën kundër organizatave terroriste PKK / PYD dhe DAESH.

Takimi Ëshëk-Metis u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pas largimit të Presidentit Erdoan nga Shtëpia e Bardhë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) njoftoi se Ëshëk dhe Metis kishin rënë dakord mbi shqetësimet rreth organizatës separatiste terroriste PKK.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga zëdhënësja e Pentagonit, Dena Uait (Dana White), u tha se “Ministrat u pajtuan në shqetësimet rreth PKK-së, e cila kryen sulme kundër civilëve dhe ushtarëve turq në Turqi dhe është e njohur nga Shtetet e Bashkuara si një” organizatë terroriste e huaj”.

“Sekretari (Xhejms Metis) rikonfirmoi mbështetjen ndaj përpjekjes së Turqisë me PKK-në dhe tha se planifikojnë rritjen e bashkëpunimit me Turqinë në luftën kundër PKK-së”, njofton zëdhënësja Uait në komunikatën me shkrim.

“Të dy ministrat biseduan mbi krizën siriane dhe u shprehën se të dyja vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për reduktimin e krizës humanitare dhe dhunës në Siri”, thuhet në vijim të komunikatës.

“Gjithashtu sekretari Metis vlerësoi bujarinë e qeverisë dhe të popullit turk në përballjen me problemet humanitare që burojnë nga refugjatët dhe Siria. Të dy ministrat ripohuan mbështetjen e tyre për stabilitetin dhe paqen në Irak dhe Siri, ndërsa shtuan se Turqia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në çështjet e sigurisë”, shkruan zëdhënësja e Pentagonit në komunikatën e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit