1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Turqia, vendi me më shumë familje me fëmijë në Evropë

Më të lexuarat

Turqia është radhitur si vendi me numrin më të madh të familjeve me fëmijë në të gjithë Evropën.

Sipas të dhënave të përditësuara që Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar në lidhje me numrin e familjeve me fëmijë, Turqia ka lënë pas vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me numrin e familjeve me fëmijë në të gjithë kontinentin.

Të dhënat tregojnë se në Turqi kanë fëmijë 51 për qind e shtëpive, e cila ndiqet nga Irlanda me 39 për qind, Polonia dhe Sllovakia me 36 për qind, Rumania me 35 për qind dhe Spanja me 34 për qind.

Ndërsa në radhitjen e vendeve me numrin më të ulët të shtëpive me fëmijë në vend të parë janë Gjermania dhe Finlandën me 22 për qind të cilat ndiqen nga Suedia me 23 për qind dhe Austria me 25 për qind./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit