-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Francë, gjatë protestave të 1 Majit arrestohen 335 persona

Më të lexuarat

Gjatë protestave të djeshme në Francë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, 1 Majit, u arrestuan gjithsej 335 persona.

Në qendër të Parisit pati përleshje mes policisë dhe mijëra qytetarëve të cilët u mblodhën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Policia e Parisit njoftoi se gjatë demonstratave janë arrestuar 330 persona ndërsa 38 janë plagosur, prej të cilëve 14 policë. Ndërsa në qytetet tjera franceze policia arrestoi 5 persona gjatë protestave të 1 Majit.

Policia franceze përdori sasi të mëdha të gazit lotsjellës për të parandaluar eskalimin e trazirave pranë stacionit hekurudhor Montparnasse.

Mediat lokale potencojnë se në mesin e mijëra protestuesve kishte edhe të maskuar, protestues me jelek të verdhë, por edhe prej tyre që mbanin flamuj të sindikatave franceze.

Policia zbaton masa të shtuara të sigurisë në Paris ndërsa më herët paralajmëroi se në mesin e demonstruesve të qetë mund të futen edhe “elementë radikalë”.

Më shumë se 7.400 policë ishin angazhuar dje në rrugët e Parisit ndërsa lëvizja “Jelekët e Verdhë” edhe sot kanë shprehur pakënaqësi me politikat ekonomike të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Protesta me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, përveç në Paris janë mbajtur edhe në shumë qytete franceze./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit