Një 32-vjeçar është vrarë me thikë pas një debate për një vend parkimi.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Kuçovë pranë një shkolle 9-vjeçare.
I vrarë ka mbetur Artan Braushi, ndërsa autori i dyshuar është Elton Bori. Ky i fundit e ka goditur 32-vjeçarin pasi ka dalë nga makina, transmeton shekulli.
Pak orë pas ngjarjes policia ka arrestuar Borin. Dyshohet se pas një sherri verbal, 36-vjeçari ka qëlluar me thikë mbi Braushin duke e lënë të vdekur.