Ushtria libaneze ka zbuluar tre kontenierë të armëve në bordin e një anije që kalonte në Mesdhe dhe cila mund të ketë qenë përpjekje për të furnizuar rebelët sirianë, thanë të shtunën burimet e sigurimit .
Një kërkim gjatë natës ka zbuluar armë duke përfshirë edhe raketa, granata dhe pushkë në tre kontejnerë mallrave, thanë burimet.
Lutfallah II me flamurin e Sierra Leone kishte marrë leje për të zbarkuar në portin e Tripolit, tha një zyrtar i sigurimit.
Ajo kishte bërë një ndalesë të shkurtër në portin egjiptian të Aleksandrisë rrugës nga Libia, ka shtuar zyrtari.
Ajo u ndal dhe u kontrollua në portin e Selaatas, 50 kilometra në veri të Bejrutit dhe kapiten i anijes dhe ekuipazhi u ishin dorëzuar oficerëve të inteligjencës ushtarake në Tripoli për pyetje të mëtejshme.
Autoritetet siriane kanë përsëritur pretendimet se janë duke u kontrabanduar armë nga vendet fqinje, duke përfshirë edhe Libanin, për rebelët që luftonin kundër krahut të Presidentit Bashar al-Assad.
Kryengritja popullore që ka kërkuar për t’i dhënë fund regjimit Asad në Siri filloi në mars të 2011.