-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Uashingtoni i shqetësuar nga dhuna në Jerusalem

Më të lexuarat

SHBA-ja shprehu sot shqetësimin e thellë për sa i përket përshkallëzimit të dhunës në Jerusalem, duke dënuar gjuhën e urrejtjes.

“Ne kërkojmë qetësi dhe bashkim dhe u kërkojmë autoriteteve të garantojnë sigurinë dhe të drejtat e të gjithëve në Jerusalem”, theksoi në një mesazh në Twitter zëdhënësi i diplomacisë amerikane, Ned Price, raporton ATSh.

“Gjuha e manifestuesve ekstremistë që brohorasin slogane të dhunshme të urrejtjes duhet të hidhen poshtë”, nënvizoi ai.

Përleshjet shpërthyen në Jerusalem dje në mbrëmje, ku forca të mëdha policie u vendosën në periferi të Qytetit të Vjetër pas përplasjeve të dhunshme një ditë më parë përfshirë hebrenjtë e ekstremit të djathtë, palestinezët dhe forcat e policisë shkaktuan më shumë se 120 të plagosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit