Projekti 40 miliardë dollarësh që kishte për synim ndërtimin e qytetit të parë në botë të mençur, është duke u krahasuar me Çernobilin si një “qytet fantazmë”.
“Utopia e teknologjisë së avancuar”, Songdo në brigjet verilindore të Koresë së Jugut ishte ndërtuar nga zeroja dhe projektuar gjithçka sipas teknologjisë më të avancuar, ku kompjuterët do të kontrollonin trafikun.
Banorëve i është premtuar qyteti i së ardhmes, ku me telekomandë kontrollohen dyert dhe me pajisje pneumatike mund të “thithin” mbeturinat nga shtëpia, të cilat më pas do të ricikloheshin dhe do të gjeneronin energji elektrike.
Por, fotografitë e publikuara më poshtë, tregojnë se edhe pas 15 viteve që kur filloi projekti Songdo, qyteti nuk është as afër përfundimit të gjysmës së punimeve, ku një qytetar pretendon se po jeton “sikur në një burg të ndërtuar në shkretëtirë”.
Qëllimi i Qeverisë së Koresë së Jugut ishte ndërtimi i një super qyteti për 300 mijë banorë, i cili do të ishte i shtrirë në 600 hektarë.
Projekti 40 miliardë dollarësh kishte filluar në vitin 2002, por në pamundësi që të sjellin kompani të mëdha dhe investitorë, ajo ka mbetur në gjysmë.
Ishte paraparë që punimet e ndërtimit të qytetit të mençur të përfundojnë në vitin 2015, më pas më 2018, kurse tani zotohen se do ta kryejnë deri në vitin 2022.
Në këtë qytet gjysmë të ndërtuar, aktualisht jetojnë vetëm 70 mijë banorë dhe ata po e krahasojnë me Çernobilin si një “qytet fantazmë”.