Në qytezën kufitare Rejhanlli të Hatajit sot kanë ndodhur dy shpërthime të ndryshme.
Nuk dihet ende shkaku i shpërthimeve, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën rreth 40 vetë dhe janë plagosur 100 të tjerë, 29 në gjendje të rëndë.
Shpërthimet ndodhën rreth orës 12:55 në qendër të qytetit Rejhanllë, përpara ndërtesës së Bashkisë dhe PTT-së.
Të plagosurit janë shtruar në spitalin shtetëror të Rejhanllësë.
Në vendngjarje u dërguan ambulanca edhe nga qytetet përreth.
Shpërthimet ishin të fuqishme, aq sa u dëgjua në të gjithë provincën. Nga efekti i shpërthimit janë dëmtuar shumë ndërtesa dhe automjete.
Pretendohet që shpërthimet kanë ndodhur si pasojë e aktivizimit të autobombave të parkuara në qendër të qytetit, por nuk është bërë ende një deklaratë zyrtare lidhur me shkakun e vërtetë të sulmit të sotëm me bombë.
Autoritetet turke në deklaratat e para kanë bërë thirrje për vigjilencë dhe kujdes ndaj provokacioneve.trt/kohaislame