Bisedimet për dëmshpërblimin filluan në Ankara pas faljes zyrtare që kërkoi Izraeli për shkak të ngjarjes “Mavi Marmara”. Njoftohet se raundi i dytë i këtyre bisedimeve do të mbahet javën e ardhshme në Izrael.
“Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme me ardhjen e delegacionit turk në Izrael. Delegacioni turk që do të vijë nga Ankara do të pritet nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit”, bëri të ditur një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit.
Mësohet se në Izraeli në këto bisedime do të përfaqësohet nga Zhozef Ciechanover, këshilltar i Kryeministrit Beniamin Netanjahu, dhe Jaakov Amidror, Kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, të cilët kishin marrë pjesë edhe në bisedimet e dëmshpërblimit që mbajtën këtë muaj në Ankara.
Bëhet e ditur se vendimi për mbajtjen e raundit të dytë të këtyre bisedimeve në Izrael është marrë në përgjigje të kërkesës së këtij të fundit. /trt/kohaislame