-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Trump: Po të mos ishte mbështetja jonë, Zoti e di se ç’do kishte ndodhur me Arabinë Saudite

Më të lexuarat

Presidenti amerikan tha në një tubim parazgjedhor në Virxhinia se kombet e pasura duhet të paguajnë mbështetjen ushtarake amerikane në të ardhmen.

Duke u futur në terma më konkretë, ka thënë së fundi Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz ka miliarda dollarë, duke shtuar më pas se “Zoti e di se çfarë do të kishte ndodhur me Mbretërinë Saudite pa mbështetjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara”.

Trump, në një tubim parazgjedhor në shtetin e Virxhinias, tha se kishte patur një bisedë të gjatë me Mbretin Salman dhe se ka thënë atij që Mbretëria nuk mund të jetë në gjendje të mbrohet nëse sulmohet, pa ndihmën amerikane. “Me ne ju jeni të sigurt”, citohet Trump nga mediat.

Nga ana tjetër, agjencia shtetërore saudite thotë se mbreti Salman ka biseduar me presidentin amerikan për “forcimin e lidhjeve të veçanta” midis dy vendeve.

Presidenti amerikan dha më shumë detaje mbi bisedën, duke thënë se atij “i pëlqen Arabia Saudite dhe se ka zhvilluar një bisedë të gjatë këtë mëngjes me mbretin saudit”.

Trump sqaroi para votuesve të Partisë së tij Republikane se Shtetet e Bashkuara mbështesin ushtritë e vendet e pasura, të tilla si Arabia Saudite, Japonia dhe Korea e Jugut, duke theksuar se ata duhet të paguajnë në të ardhmen për këtë mbështetje.

“Tjetër gjë është që ndihmojmë vendet që janë në një situatë të vështirë dhe të rrezikshme, të ekspozuar ndaj fatkeqësive. Megjithatë, kur është fjala për vendet e pasura, të tilla si Arabia Saudite, Japonia dhe Korea e Jugut, pyetja është pse ne mbështesim ushtritë e tyre? Sepse ata duhet të paguajnë, por problemi është se deri më tani askush nuk jua ka kërkuar këtë”, tha presidenti amerikan.

Fjala e Trump para mbështetësve zbuloi “detaje interesante”, tha Nasser Hussaini, një gazetar nga Al Jazeera në Uashington. Fjalët e presidentit amerikan përfaqësojnë, thonë analistët, mesazhin se Riadi e ka të nevojshme që të rrisë shpenzimet ushtarake dhe për të blerë më shumë armë amerikane.

Verën e kaluar, Mbreti Salman dhe Presidenti Trump nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi në kryeqytetin saudit. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Riadi kishte nënshkruar marrëveshje ushtarake me vlerë 460 miliardë dollarë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit