3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Trajneri i kombëtares italiane Conte nën hetim për trukim të ndeshjeve

Më të lexuarat

Conte ndodhet nën hetim për mashtrim sportiv ndërkohë që ishte trajner i Sienas në sezonin 2010-2011.

 

Trajneri i ekipit kombëtar italian në futboll, Antonio Conte, zyrtarisht është nën hetim për trukime të ndeshjeve, së bashku me 129 persona të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Conte ndodhet nën hetim për mashtrim sportiv ndërkohë që ishte trajner i Sienas në sezonin 2010-2011, pa marrë parasysh se aktakuza për bashkëpunimin kriminal është refuzuar. 

 

Trajneri i Atalantas Stefano Colantuono gjithashtu ka marrë njoftimin nga prokurori i Cremonës Roberto di Martin se është nën hetim. 

 

Conte është i dyshuar për përfshirje në trukime të ndeshjeve në fund të sezonit kur Siena atëherë kishte siguruar kualifikimin në Serie A, ndërsa klube tjera ishin ende duke luftuar për promovimin ndër klubet më të mirë italiane.

 

Conte, i cili mohon akuzat, ishte i pezulluar njëherë për katër muaj për shkak të këtij rasti. Në Itali mbi 50 persona janë arrestuar për mashtrime sportive që nga viti 2011. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit