Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, ka nënshkruar protokoll bashkëpunimi për nxjerrjen e inventarit të ekzistencave kulturore të tundshme në vendet që kanë lidhje historike, gjeografike dhe kulturore me Turqinë.
Ky protokoll përfshin gjithashtu edhe kopjimin (replikimit) e njëjtë të veprës, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e tyre, sigurimin e trajnimit në këtë temë dhe dërgimi i vazhdueshëm i librave dhe botimeve të tjera vendeve që përfshihen në bashkëpunim.
Në këtë mënyrë, Biblioteka Kombëtare e Turqisë, do të jetë më aktive jashtë shtetit dhe do të rrisë edhe kapacitetin e saj.
Gjithashtu, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, krahas projekteve ekonomike dhe për zhvillim që zbaton në 120 vende, do të kontribuojë në punimet që pasqyrojnë vlerat që i përkasin civilizimit turk.