Nisur nga një investim prej 1.1 miliardë lira turke, qendra më e madhe tregtare e Stambollit do të hapë dyert për klientët në muajin prill të këtij viti.
Qendra më e madhe në Turqi dhe Europë për projektet e përziera përmban 1092 banesa, 350 dyqane, qendra tregtare, parqe lojërash, kinema, rrugë të dizajnuara me arte tradicionale dhe moderne dhe shumë risi të reja që do të bëjnë klientët të duken si në një botë krejt të ndryshme.
Presidenti i firmës ndërtuese të super kompleksit më të madh vendas, Aziz Torun tha se kompleksi do të presë 10 mijë njerëz në ditë. Duke theksuar se kompleksi është i lidhur edhe me tunele nëntokësore të metrove, Torun u shpreh se ata planifikojnë të arrijnë në një total klientësh prej 24 milionë njerëz në vit./albtime/kohaislame