-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si ta largoni rriqrën nga lëkura juaj

Më të lexuarat

Ky artikull synon të jap disa shpjegime të shkurtëra për largimin e rriqërave të zakonshme dhe ajo tyre që eventualisht përmbajnë në vete sëmundje të ndryshme si p.sh sëmundja lyme dhe rastet që po shfaqen në vendin tonë si ai etheve hemoraxhike.Në disa raste situatat mund të jenë më të komplikuara kështu që bëni mirë të vizitoni mjekun adekuat për largimin e tyre.

Shumica e rriqërave nuk mbajnë në vete ndonjë sëmundje,dhe shumica e kafshimeve të tyre nuk shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.Largimi i saj komplet mund të ju ndihmoj t’u shmangeni sëmundjeve të tilla si sëmundja lyme që rriqëra mund ta kaloj gjatë të ushqyerit në gjakun tuaj. Kur ktheheni në shtëpi nga zonat ku rriqërat mund të jetojnë,kontrolloni me kujdes lëkurën tuaj.Gjithëashtu kontrolloni edhe kafshët tuaja.

Si ta largojmë rriqëren ?
Përdorni piskator (pincetë) për të larguar rriqëren nga lëkura juaj.Nëse ju nuk keni piskatore ,vëni dorëzat ose mbuloni duart tuaja me letër mëndafshi dhe pastaj përdorni gishtërinjtë tuaj për ta larguar atë nga lëkura.

-Kapeni atë sa më afër gojës së saj që është e mundur në mënyrë që të largoni pjesën me të cilën ajo është mbërthyer në lëkurën tuaj.Trupi i rriqëres do të jetë lartë lëkurës suaj dhe jo nën lëkurë.

-Mos e kapni rriqëren në barkun e saj të fryrë.Ju mund të shtyni lëngun e infektuar që të shpërndahet në lëkurën që që do shkaktonte pasoja nëse ju e ndrydhni atë.

-Butësisht tërheqni rriqëren nga ajo e saj deri sa ajo të largohet nga lëkura juaj.Mos e gërshetoni atë.Kjo mund të këpus trupin e rriqëres dhe ta lë pjesën e kokës në lëkurën tuaj.

-Vendosni rriqëren në një kavanoz të thatë dhe ruajeni në frigorifer për indetifikimin e mëvonshëm nëse është e nevojshme.

Pasi ta keni larguar rriqëren nga trupi juaj pastrojeni zonën e kafshimit me ujë të ngrohtë dhe sapun.Sigurohuni gjithashtu që të pastroni mirë duart tuaja me sapun dhe ujë gjithashtu.

Vërejtje:Nëse nuk jeni të sigurt se mund ta largoni rriqëren ,thirreni mjekun tuaj./bujqesia/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit