Gjersa disa mezi po mbijetojnë, të tjerët nuk dinë se çfarë të bën me të hollat, përkatësisht në ankande të numrave të telefonit shpenzojnë miliona dollarë, shkruan “7 Days in Dubai”.
Në fakt, numri më i shtrenjtë i shitur në Emiratet e Bashkuara Arabe është ai “052-2222-222”, si pjesë e një ankandi të organizuar nga telekomi Du, transmeton Telegrafi.
“Numri është shitur për 8.1 milionë dirhemë (2.2 milionë dollarë) për një biznesmen lokal, një rekord i ri në ankand për një numër telefoni celular në Emiratet e Bashkuara Arabe,” tha Ahmed Aburahima, nënkryetar i marrëdhënieve qeveritare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Identiteti i blerësit nuk u bë i ditur. Kompania Du njoftoi se paratë do të shkojnë për bamirësi.