Ai i cili dëshiron ta ulë dhe ta mposhtë lartësimin e vetes para të tjerëve, duhet të mësojë katër gjëra. Ato janë:
1. Çdo sukses dhe arritje duhet ta vlerësojë si dhuratë nga Allahu i Lartësuar. Kur rezultatet peshohen në këtë mënyrë, atëherë njeriu përpiqet ta falënderojë vazhdimisht Krijuesin dhe nuk vetëmburret.
2. Të shikojë çdo herë dhuntitë dhe begatitë e dhuruara nga Allahu i Lartësuar, se kështu ai do të jetë mirënjohës dhe nuk do të shfaqë mendjemadhësi.
3. Të ketë druajtjen e mospranimit të veprës; kur angazhohet me këtë, nuk shfaq qëndrime a sjellje prej mendjemadhi vetëlavdërues.
4. Të shikojë mëkatet e bëra më parë; nëse ekziston frika se të këqijat peshojnë më shumë se të mirat, atëherë e ka mposhtur vetëlavdërimin.
Dhe në fund, ta lusë Allahun që ta ndihmojë për realizimin e katër porosive të mësipërme.
Përktheu: Ulvi Fejzullahu/klubikulturor/kohaislame