Amerika i ka dhuruar forca të ushtrisë irakiane dhe atyre të sigurimit 250 automjete të blinduara për t’i përdorur në luftën kundër grupit ISIS.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Spotning sipas së cilës këto automjete janë pjesë e ndihmës me armatime të Uashingtonit për Irakun në kuadër të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurimit. Lajmi është konfirmuar edhe nga Stwart Jones ambasador i Amerikës në Bagdad. Në vitin 2014 Amerika ka dhënë ndihma me pajisje ushtarake për Irakun me vlerë 300 milion dollarë.