3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Serbia e amnistoi UÇPMB-në, tash e quan terroriste

Më të lexuarat

Kërkesa e deputetit nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, për kthimin e monumentit të dëshmorëve të UÇPMB-së në sheshin e Preshevës, ka pasuar me reagime të ashpra të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i cili ka deklaruar se nuk do ta lejojë “ngritjen e terroristëve”.

 

“Ministria nuk do të lejojë ngritjen e terroristëve, pasi terrorizmi gjykohet nga e gjithë bota, ndërsa edhe Serbia i është përkushtuar kësaj lufte”, ka transmetuar agjencia “Tanjug” fjalët e ministrit serb Stefanoviq.

 

Sipas tij, thirrjet për kthimin e “monumentit të një formacioni paramilitar terrorist Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nuk janë me qëllim të mirë dhe çojnë në destabilizimin e situatës në jug të Serbisë”.

 

Mirëpo, deputeti Shaip Kamberi ka thënë për “Zërin” se monumenti nuk ka bëjë asgjë me terrorizmin, por do të jetë simbol për njerëzit që luftuan për dinjitetin e vet. /Zëri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit