Samsung ka prezantuar një seri të tabletëve Galaxy Tab 3. Përveç versionit 7 inç të prezantuar në muajin prill 2013, kompania gjithashtu njoftoi një variant 8 inç dhe një tjetër 10.1 inç Galaxy Tab 3.
Varianti 10.1 inç ka një rezolucion 1280 x 800 dhe një procesor me dy bërthama 1.6 GHz, 1 GB RAM dhe një kamera 5 megapixel në pjesën e përparme dhe një kamera 1.3 megapixel përpara. Vjen bashkë me një hapësirë ruajtëse 16 GB dhe 32 GB nëpërmjet një karte microSD dhe një bateri 6800 mAh.
Versioni 8 inç ka të njëjtat karakteristika përveç faktit që ka një procesor 1.5 GHz me dy bërthama. Bateria është tepër e vogël 4.450mAh, por pajisja ka më shumë memorie se versioni 10.1 inç: 1.5 GB të RAM.
Versioni 10.1 inç i Galaxy Tab 3 gjithashtu do të ketë Wi-Fi, 3G dhe LTE, dhe si versioni 8 inç ashtu edhe 10.1 inç do të jenë për shitje në gjithë botën duke filluar nga qershori. Të tre versionet do të punojnë me Android 4.2, Wi-Fi , 3G dhe LTE. (PCWorld Albanian)/kohaislame