-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Salvini: Karabinierët që vranë shqiptarin meritojnë medalje

Më të lexuarat

Zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, thotë se dy karabinierët dhe roja e sigurisë që vranë grabitësin shqiptar, meritojnë medalje dhe jo gjykim.

“Karabinierët dhe Guardia Giurata, të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre, kanë bërë vetëm detyrën”, shkruan zëvendëskryeministri në Twitter.

Shqiptari Eduart Kozi mbeti i vrarë me armë zjarri pranë urës Felcino të Peruxhias.

Trupi i pajetë u gjet brenda një makine tip “Audi”, me kapuç në kokë dhe dorashka, si dhe me mallin e grabitur më parë në një dyqan cigaresh e bileta lotarish fati.

Prokuroria italiane ka vënë nën hetim 2 policë e 1 punonjës të policisë private me akuzën e vrasjes së qëllimshme pasi kanë kapërcyer limitin e goditjes me armë.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e bashkëputorëve të grabitjes që mendohen se janë 3 persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit