Lakra, e cilësuar si një ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese përdoret për të trajtuar shumë sëmundje. Ndër to mund të rendisim obezitetin, sëmundjen e Alzheimerit, sëmundjet e zemrës, ekzemën, problemet e syrit, verdhëzën, problemet e lëkurës, dhimbjet e kokës, obezitetin, ulçerën e stomakut, artritin, përdhesin, kapsllëkun, etj. Është një burim i madh i kaliumit.
Kjo perime ndihmon në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak, redukton inflamacionin, vret qelizat e kancerit, zvogëlon madhësinë e tumorit dhe përmirëson sistemin imunitar. Të gjitha këto, sipas studiuesve, vijnë nga prania e komponentëve anti-oksidues dhe anti-inflamatorë.
Për shkak të niveleve të larta të fibrave, është ushqimi më i mirë për stomakun dhe është ideale për të trajtuar ulçerën. Komponimet e bazuara në squfur të quajtura glucosinolate, kanë aftësinë të luftojnë kancerin. Është e mrekullueshme për ata që duan të humbin peshë në një mënyrë të shëndetshme.
E ulët në kalori, por e pasura me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të tjera që ju mbajnë gjatë të ngopur. Me këtë recetë lakre ju do të mund të humbni peshë shpejt.
Përbërësit:
Ujë
Brokoli
Qepë
Karota
1/ 2 lakër
Perime të tjera sipas dëshirës
Kripë
Përgatitja:
Grini lakrën, qepën dhe karotat ()ose perimet e tjera). Prejeni brokolin në lule të vogla.
Hidhini të gjithë përbërësit në një enë dhe shtoni ujë, derisa t’i mbuloni. Ziejini mirë dhe shtoni edhe pak kripë për shije.