Presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë për mediat vendore la të kuptohet se nuk mund të shpenzojë edhe gjashtë vite të tjera duke qëndruar në postin më të lartë shtetëror.
Putin gjatë vizitës së tij në qytetin Kazan, ku do të mbahet Gara Botërore në Shkathtësi në vitin 2019, tha se kjo ngjarje do të mbahet një vit pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi.
“Ne jemi duke folur për një ngjarje që do të mbahet në vitin 2019, ndërsa zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zhvillohen më 2018. Por, unë jam i bindur se kushdo që vije në kreun e shtetit, do të jetë i lumtur që të marrë pjesë në këtë ngjarje”, tha Putin për “Rasa USA Today”, duke aluduar se dikush tjetër do të mund të zhvendoset në Pallatin e Kremlinit në Moskë, transmeton Telegrafi.
Putin disa herë ka dhënë përgjigje të paqarta rreth pyetjes se a do të garoj edhe për një mandat të ri gjashtë vjeçar.
Kujtojmë se 62-vjeçari Vladimir Putin është president i Rusisë në mandatin e tretë. Ishte president në dy mandate gjatë viteve 2000-2004 dhe 2004- 2008, kurse nga viti 2012 mori mandatin e tretë në krye të shtetit rus.