-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Protestat më gazmore në botë: vendin e parë e zënë libanezët me “Baby shark” (video)

Më të lexuarat

Protestat masive në rrugët gjithandej Libanit nuk u ngjajnë aspak atyre në Hong Kong, Paris apo Barcelonë.

Për libanezët, çdo moment pa argëtim është moment i çuar dëm. Kështu, në protestat ku kërkohet çrrënjosja e korrupsionit dhe ngritja e zhvillimit ekonomik, demonstruesit gjejnë kohë për këngë e valle.

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale shihen një grup protestuesish që argëtojnë një fëmijë të vogël duka ia kënduar këngën virale “Baby shark”, që me gjasë nuk ka prind modern që nuk e ka kënduar bashkë me bebin.

Nëna e fëmijës, e cila ishte në mesin e protestuesve, iu lut turmës që ta argëtojnë pak fëmijën që ishte gati i përgjumur. Pa dyshim, protestuesit u argëtuan edhe më shumë se i vogli.

Të lodhur nga politika dhe ndarjet sektare, libanezët e kanë rrokur në duar këngën dhe satirën për të kërkuar revolucion ekonomik dhe jo vetëm. Veçori e këtyre protestave është refuzimi për ndarje sektare të protestuesve, duke thënë se pavarësisht se kujt ia besojnë bindjet, uniteti për të ndryshuar duhet mbetur i fortë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit