13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Politika vs Feja

Më të lexuarat

Mr.Sci. Saad Gashi

Pikenisja e çdo gjeje ne politike ka qene, eshte dhe do te jete dyshimi. Kurse ne fe pikenisje e çdo gjeje eshte bindja. Per shkak se politikanet diqka mendojne, tjeterqka thojne e krejt tjeterqka veprojne. Ndersa na fe, ate qka e ka thene Allahu xh.sh. dhe Pejgamberi a.s. (dhe te gjith pejgamberet para tij), asnjeher nuk ka mbetur pa u realizuar ne kohen qe e kane paralajmeruar ose do te realizohet ne kohen qe na kane paralajmeruar. Premtimet e kota, prognozat e gabuara, genjeshtrat, etj, jane arsenal i deshmuar dhe i pa hargjuar i politikaneve, ndersa te njejtat per Allahun dhe Muhamedin a.s. asnjeher gjate historise nuk kane ndodhur.
Ne politike, lidhjet shoqerore, familjare, klasore etj, gjithnje jane acaruese, me tendence te prishjes e shpesh edhe tradhtare, pra jane te perkohshme, kurse ne fe gjithnje vellazerore dhe te perhershme.
Ne politike, si zakonisht energjia na rrjedhe ne menyre ta pakontrolluar, per deshtime dhe shpresa te kota, ndersa ne fe sa here qe te jetojme me te, kjo energji gjithnje shkon duke u rritur. Shembull e kemi muajin e Ramazanit.
Urdheroni, perjetoni dhe kenaquni. Oferta eshte e hapur.
O Zot ne keto net te medha, zbutna zemrat, meshirona dhe mundesona ta kuptojme dhe ta pasojme te verteten.

Nga: Mr.sci. Saad R. Gashi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit