-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Paris, lirohen gazetarët e Al-Jazeeras një ditë pas arrestimit për rastin “dron”

Më të lexuarat

Tre gazetarë të Al-Jazeeras English, të arrestuar nën dyshim se kanë komanduar dronët mbi Paris, janë liruar sot, kanë bërë të ditur zyrtarët e policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Një prej tyre, për të cilin supozohet se ka koamnduar pajisjen, do të paraqitet javën e ardhshme para gjykatës, konfirmoi policia. Tre gazetarët, shtetas të huaj, të moshës 34, 52 dhe 68 vjeçare, janë arrestuar të mërkurën nën dyshimin se kanë vepruar dhe komanduar dronë në pyllin Boulogne, në perëndim të Parisit.
 
Gazetarët janë arrestuar pas serisë së dronëve të paidentifikuar që janë vërejtur mbi Kullën Eiffel, Muzeun ushtarak francez, Ambasadën Amerikane dhe fortesën “Bastille” në kryeqytetin e Francës të hënën dhe të martën mbrëma.
 
Niveli i sigurisë në Paris është rritur pas sulmit ndaj selisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe një supermarketi hebre në fillim të janarit. Al Jazeera ka njoftuar se tre gazetarë janë ndalur në polici dhe janë dëgjuar në stacion të policisë, ndërsa ishin duke “bërë një reportazh për shfaqjen e dronëve në qytet”.
 
Për shfrytëzimin e dronëve në hapësirën ajrore franceze nevojitet leja e Ministrisë ë Mbrojtjes dhe Drejtorisë Rajonale të Aviacionit Civil, ndërkohë që lëshimi i dronëve të fluturojnë natën konsiderohet veprim ilegal, ndërsa shkelësve të ligjit i pret dënimi prej një vit burgim dhe 85.000 dollarë gjobë.
 
Këto mjete fluturuese janë parë më 20 janar si fluturonin mbi pallatin presidencial në Paris, ndërsa në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar janë vërejtur 20 mjete fluturuese pa pilot mbi një central bërthamor në veriperëndim të Francës. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit