-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Nusja që donte ta vriste vjehrrën

Më të lexuarat

Tregim domethënës për një raport që thuajse ende po del të jetë sfide në një martese në kohen e sotme. Vajza martohet dhe pas martesës së saj shkon të jeton me burrin e saj dhe nënën e tij. Pas një periudhe të shkurtër fillojnë zënkat dhe mosmarrëveshjet mes nuses dhe vjehrrës.

Nusja e akuzonte vjehrrën se tepër e kritikon dhe e nervozon, derisa nuk kishte më ditë paqeje mes tyre!

Burri kishte pas ra në hall të madh. Për çdo ditë zënka dhe probleme në shtëpi, derisa filloi të mërzitet tepër se s’dinte si ta zgjidh problemin mes tyre. Nusja, pasi që i humbi durimi, vendosi të shkon deri në barnatore dhe të blen ilaç që në vete përmban diçka vdekjeprurëse.

Farmacisti ishte miku i familjes së saj, kështu që, ia sqaroi gjendjen atij hollësisht dhe çfarë donë nga ai. Nga ai kërkoi disa ilaçe që do t’ia zhdukin para syve vjehrrën e saj. Farmacisti pasi që e dëgjoi me vëmendje hyri në magazinën e ilaçeve, dhe pas disa minutave, i solli një shishe të vogël me ilaç brenda, dhe i tha: Nuk është prej urtësisë ta përdorësh helmin shpejt, sepse ashtu do të futsh shumë dyshime, kështu që do ta jap këtë ilaç që ndikon gradualisht dhe duhet ta përdorësh për çdo ditë!

Duhesh që për çdo dy ditë t’i përgatitësh ushqim me mish, qoftë ai pule apo lope, dhe t’i hedhësh nga disa pika helm në ushqim. Kurse ti, brenda kësaj periudhe sillu me të me butësi dhe me dashuri, mos u fut në problem me të fare, çfarëdo të jenë situatat!

Nusja u gëzua tepër me këtë zgjidhje dhe shpejtoi për në shtëpi që sa më shpejt të fillon ta zbaton urdhrin e farmacistit. Kaluan ditë e muaj, dhe ajo, ishte e përpiktë në sjelljen e saj dhe në zbatimin e ilaçit, dhe gjithnjë i rikujtonte këshillat e mjekut, të jetë e butë dhe e sjellshme me vjehrrën e saj dhe ta respekton atë si nënën e saj.

Pasi që kaluan gjashtë muaj u ndryshua atmosfera në familje tërësisht. Ajo sillej mirë me të, derisa filloi ta ndryshon mendimin për të, dhe filloi të përhapet në shtëpi atmosferë dashurie dhe shoqërie mes tyre, dhe filluan që njëra-tjetrën ta ndryshojnë për në të mirë, dhe vjehrra iu bë nuses si nënë e saj, kurse nusja për vjehrrën si bija e saj.

Burri fluturonte nga gëzimi dhe e vëzhgonte gjendjen në familje vazhdimisht. Gruaja pas kësaj periudhe shkoi te farmacisti, mirëpo këtë herë, jo për të kërkuar nga ai helm, po këtë herë t’i thotë, më ndihmo ta ndërpres helmin që mos ta mbysë vjehrrën time, sepse ajo është shumë e mirë me mua dhe tash atë e dua si nënën time.

Të lutem nuk dua që ajo të vdes! Farmacisti u buzëqesh, dhe e tundi kokën, dhe i tha: Bija ime, unë asnjëherë nuk të kam dhënë helm. Ajo shishe në vete nuk përmbante helm, po ujë të thjeshtë!!

Helmi i cili ishte shumë afër të shkatërron qëndronte në mendjen tënde, dhe tash, falënderimi i takon Zotit, u vërtetove se vjehrra jote nuk do të vdes nga helmi! Sillu me njerëzit ashtu si donë ti vetë të sillen ata me ty, dhe të keqen ktheje me të mirë, dhe udhëhiqi njerëzit me mirësi dhe mos u ngut në gjykim!

Disa e komentojnë sjelljen e mirë si frikë, ngase ata nuk janë edukuar ta respektojnë tjetrin në jetë, dhe disa e komentojnë mirësinë si budallallëk, ngase ata nuk shohin më larg se zemra e tyre e zezë.

Përshtati: Blerim Emini – Psikolog /FamiljadheShëndeti

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit